Skudra e SC Gjilanit, ka njoftuar se ndeshja miqësore e paraparë të luhet me datën 24 janar, ndaj skuadrës së FC Shkupit është anuluar.
Përmes një komunikate skuadra gjilanase ka thënë se arsyeja e anulimit të miqësores është kushtet jo të përshtatshme atmosferike, të cilat kanë pamundësuar zhvillimin e kësaj ndeshje.
Komunikata e plotë:
𝐀𝐧𝐮𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐢𝐪ë𝐬𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐅𝐂 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢𝐧 ❌
Sport Club Gjilani konfirmon që dueli miqësor i paraparë të zhvillohej më datë 24 Janar ndaj FC Shkupit është anuluar për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike.
Ekipi vijon qëndrimin në Ohër dhe do vazhdojë fazën sipas planit të stafit teknik në përgatitje për stinorin pranveror të kampionatit.
Për detajet e tjera rreth ndeshjeve kontrolluese dhe të rejave nga ekipi do informoheni me kohë përmes faqeve zyrtare të klubit.
Zyra për shtyp
23 Janar, 2023