Ish-asambleisti i LDK, Burim Berisha, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka bërë edhe një mashtrim të madh për investimet në Gjilanit.
Sipas Berishës, renovimi i burgut në fshatin Pasjak, qeveria e parasheh si investim në Gjilan, kurse vetëm 1.050.000.00 euro ose 16.67% janë investime të reja, për qytetarët e saj.
Shkrimi i plotë:
Edhe një mashtrim i madh nga qeveria e Kosovës për investimet në Gjilan.
Prej shumës 6.3 milionë euro investime të reja, kinse për komunën e Gjilanit. Nga qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2024 është futur edhe renovimi i burgut të fshatit pasjak(qyteti i Novobërdës) në total prej 5,250.000.00 euro ose 83.33% e gjithë shumës së investimeve.
Kurse vetëm 1.050.000.00 euro ose 16.67% janë investime të reja, për qytetarët e Gjilanit.
Mastrimi nuk kalon.