Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj ndalimit të ekipit të RTV Dukagjinit gjatë raportimit për punimet në parkun e qytetit, duke e cilësuar këtë veprim si një sulm të paprecedent ndaj lirisë së mediave.
Sipas Hazirit, pushteti lokal po përpiqet të mbulojë, përmes presionit ndaj gazetarëve, atë që ai e quan “masakrim të Parkut të Gjilanit” dhe shkelje të Planit Urban në kuadër të një projekti që, sipas tij, është realizuar pa lejet e nevojshme.

