Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një tubimi në qytetin e Gjakovës ka thënë se gjatë vitit 2021 do të vaksinojnë gjysmën e popullatës.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se ata janë partia që do të rimëkëmbin Kosovën.
“Ne jemi një parti që do ta rimëkëmb Kosovën. Prandaj edhe rimëkëmbja për ne si parti është rimëkëmbje kombëtare,politike, ekonomike, shëndetësore dhe ringritje e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.
Ai tha se duan ta përmirësojnë gjendjen e ekonomisë në të cilën gjendet vendi, por edhe Gjakova.
“Po të ishte PDK-ja në Gjakovë, Gjakova do të ishte krejt tjetër me gjendjen që është sot. Gjakova do të rikthehet fuqishëm me mu si kryeministër dhe me Hajdar Beqën si deputet dhe kryetar komune”, tha Hoxhaj.EO
Hoxhaj ka folur edhe për 100 ditshin e parë të tij si kryeministër, ku ka premtuar sigurimin e vaksinës anti- Covid, duke thënë se gjatë vitit 2021 do ta vaksinojnë gjysmën e popullatës.
“Në 100 ditshin e parë do ta sigurojmë vaksinë anti-Covid. Kemi planin se si do të bëhet vaksinimi dhe në vitin 2021 do ta vaksinojmë gjysmën e popullatës”, tha ai.
Ai foli edhe për sistemin arsimor, ku tha se duhet pajisur të gjitha shkollat me kompjuter.
Hoxhaj tha se do ta përmbyllin shtet ndërtimit e Kosovës me anëtarësim në OKB.
Ai tha se shkojnë në zgjedhje vetëm me projekte të mëdha ku pagën minimale do ta rrisin 300 euro, po ashtu pensionet në 300 euro. Për mësimdhënësit paga do të jetë 600 euro. Për profesorët 1800 euro. Për policët 700 euro.
“Fitorja e madhe e PDK-së po ndodh, sondazhet e rrejshme mos iu besoni”, tha Hoxhaj.