Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka emëruar Rrezarta Korbajn në pozitën e Kryesueses së Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, një institucion me rëndësi të veçantë për mbikëqyrjen dhe avancimin e standardeve të raportimit financiar në vend.
Ky emërim vjen në kuadër të vendimeve të miratuara në mbledhjen elektronike të Qeverisë, ku u caktua përbërja e re e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar. Në cilësinë e kryesueses, Rrezarta Korbaj do të udhëheqë punën e këtij organi, duke kontribuar në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe zbatimit të standardeve profesionale në fushën e raportimit financiar.
Me përvojën dhe angazhimin e saj profesional, Korbaj pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e praktikave bashkëkohore të raportimit financiar, si dhe në rritjen e besueshmërisë së sistemit financiar dhe të biznesit në Republikën e Kosovës.
Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar është një mekanizëm kyç në promovimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit, duke mbështetur zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe transparent ekonomik./Radio Star/

