Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se kurrë nuk do të lejoj krijimin e një Republika Srpska në Kosovë.
Këto komente, Kurti i bëri në një intervistë për mediumin turk Ascross The Balkans, ka bërë të ditur gazetarja Nafisa Latiq.
“Në një intervistë ekskluzive për #AcrosstheBalkans, kryeministri i Kosovës thotë se do të vazhdojë me takimet e nivelit të lartë për propozimin BE-SHBA, por kurrë nuk do të lejojë krijimin e një Republika Srpska tjetër”, ka shkruar Latiq.
Tutje, sipas saj, Kurti është shprehur se beson se Beogradi ende i sheh Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është pritur sot në një takim pune nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.