Në kuadër të vizitave me partit simotër jashtë vendit, Lëvizja për Drejtësi vizitoi Alternativën në Shkup.
Delegacioni i Lëvizjes për Drejtësi i përbërë nga kryetari, Sylejman Çerkezi, nënkryetari Beni Kizolli dhe anëtarët e kryesisë Fitim Bajrami dhe Xhevat Shurdhaj u pritën nga Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, Deputeti i Alternativës në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut Nexhmedin Kahrimani dhe sekretari i përgjithshëm i Alternativës Skender Rexhepi-Zejdi.
Kryetari Çerkezi, i falenderoi për pritjen dhe i njoftoi rreth qëllimit dhe misionit të Lëvizjes. Ndërsa z.Gashi, falenderoi për vizitën dhe theksoi rëndësin e vizitave të nivelit të tillë. Njëkohësisht të dy liderët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit.