Muharrem Jashari pësoi lëndim në ndeshjen e parë kampionale ndaj Trepçës ‘89.
Në ekzaminimet e para doli se Jashari e ka mbyllur sezonin vjeshtor, por pas ekzaminimeve shtesë, del se ai do të mungojë vetëm tri javë.
Mesfushori i gjilanasve pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë, njofton klubi.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Muli do të jetë jasht ekipit për tre javë
Lojtari ynë Muharrem Jashari ka pësuar nje lëndim në ndeshjen hapëse të kampionatit përball ish skuadrës së tij KF Trepqa 89.
Në ekzaminimet e para doli që Muli ka pësuar frakturë dhe ka mbyllur sezonin vjeshtorë, por pas ekzaminimeve shtes rezultoi që Muli ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë që do ta mbaj jashtë fushës vetëm tre javë.
Klubi jonë i dëshiron kthim sa më të shpejtë Mulit.
FC DRITA⬜️🟦