Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendimin për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave.
Këtu përfshihen edhe aktivitetet sportive, ku nga 28 qershori lejohet edhe prania e publikut.
Kësisoj, sportdashësit nga java e ardhshme mund t’i kthehen karrigeve të stadiumit ku na presin ndeshje fantastike në Superligën e Kosovës në futboll.
Më poshtë janë vendimet që janë shfuqizuar sonte nga qeveria e Kosovës:
Shfuqizohet: Vendimi ku ndalohet eksporti i medikamenteve mjekësore nga operatorët ekonomik.
Shfuqizohet: Pezullimi i përkohshëm i fluturimeve nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm.
Shfuqizohet: Pezullimi i të gjitha linjave ajrore.
Shfuqizohet: Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj.
/Gazeta Sheshi/