Pas pranimit të informatës, nga qytetarët, se nxënësit e një shkolle në Prishtinë, po transportohen në mënyrë të pasigurt për në shkollë, menjëherë ka reaguar Njësiti i Komunikacionit Rrugor.
Masat ndaj ngasësit të automjetit janë marrë nga zyrtarët kompetent, të cilët përveç gjobës për bartje të pasigurt të pasagjerëve, kanë larguar nga qarkullimi automjetin, si dhe ka konfiskuar targat e automjetit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar mbi 450 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, andaj për sigurinë e të gjithëve në rrugë, kërkojmë nga pjesmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.