Pak para derbit të sotëm, FC Drita ka bërë një postim emocional për ish-futbollistin e saj, Almir Ajzeraj, i cili nuk është më pjesë e klubit nga Gjilani.
Klubi bardhekaltër e ka falënderuar Ajzerajn për kontributin e dhënë gjatë periudhës së kaluar, duke kujtuar trofetë dhe emocionet e përbashkëta të arritura me fanellën e Dritës.
“Faleminderit, Magic Almir Ajzeraj, për trofetë, emocionet dhe gjithçka që arritëm së bashku. Ti do të mbetesh gjithmonë njëri prej nesh. Përgjithmonë bardh e kaltër”, thuhet në komunikatën e klubit.
Postimi i Dritës ka marrë vëmendjen e tifozëve vetëm pak orë para ndeshjes së madhe, me shumë prej tyre që kanë reaguar ndaj mesazhit dedikuar njërit prej futbollistëve që la gjurmë me fanellën bardhekaltër.

