Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 31.07.2026 – 06.08.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (1966) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dyzet e shtatë (47) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i njëzet e pesë (25) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës,
• Shqiptuar njëzet e gjashtë (26) gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar shtatëdhjetë e nëntë (79) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e tre (53) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe krijimit të një ambienti të sigurt e të qetë për të gjithë, apelon tek qytetarët dhe subjektet afariste që gjatë orëve të natës të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zhurmë të panevojshme dhe të padurueshme e cila mundë të shqetësojë banorët përreth apo personat e tjerë.

