FC Vushtrria ka shënuar fitore ndaj SC Gjilanit me rezultat 1-0, në kuadër të javës së tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Urim Statovci në minutën e 60-të, duke i siguruar Vushtrrisë tri pikë të rëndësishme.
Ndeshja u zhvillua në Podujevë, ndërsa SC Gjilani mbetet pa pikë nga kjo përballje.










