Derisa në Evropë temperaturat po rriten, Brazilin e ka mbuluar bora. Në disa zona si Santa Catarina, temperaturat luhaten nga zero deri në 5 gradë Celsius ndërsa dje kanë arritur deri në -8 gradë, duke sjellë të ftohtë ekstrem e borë në zonat malore, në fund korriku.
Valën e parë të të ftohtit jashtë të zakonshmes, brazilianët e përjetuan në fund të qershorit.
Ndërkohë krejt e kundërta po ndodhë në Evropë këto ditë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë Celsius.